shape
shape
Mirė se erdhėt
ATK
AGJENCIA E TRAJTIMIT TE KREDIVE
Tė nderuar vizitorė!
Kam kėnaqėsinė qė nėpėrmjet faqes tonė te internetit tė sjell tek Ju informacionin e nevojshėm pėr veprimtarinė e Agjencisė sė Trajtimit tė Kredive (ATK).
Per cdo problem ose pyetje qe keni per ti drejtuar ATK-se kontaktoni ne nr.e tel 04 222 5745  ose te adresa e e-mail: info@atk-kredi.gov.al

Agjencia e Trajtimit tė Kredive u krijua me Ligjin Nr. 8339, datė 30/04/1998, ku fillimisht nė bilancin e vet mori tė gjitha aktivet e mbetur tė Bankės Tregtare Agrare (BTA), pas falimentimit tė kėsaj banke,  dhe mė vonė me Ligjin Nr. 8584, datė 15/03/2000 edhe kreditė paarkėtura tė Banka Kombėtare Tregtare (BKT) dhe Banka e Kursimeve (BK), nė momentin e privatizimit tė tyre. Nė kėtė mėnyrė numri i huamarrėsve tė ish bankave shtetėrore tė nivelit tė dytė, tė transferuar nė Agjencinė e Trajtimit tė Kredive (ATK), duke pėrfshirė kėtu edhe edhe portofolin e investimeve tė kryera nė banesa nga shoqėria INSIG sha shkoi nė  18,969 huamarrės, me njė detyrim tė pėrgjithshėm kredie prej 35,656,529,850 lekė, nga tė cilat 19,937,746,252 lekė principal.

Deri nė fund tė muajit tetor tė vitit 2011 kanė likujduar plotėsisht detyrimin 6 568 debitorė, tė cilėve u pėrket njė detyrim i transferuar prej 14,280,633 lekė, me principal afro 9,821,123 lekė, pėrfshirė kėtu dhe detyrimin e 84 ish ndėrmarrjeve shtetėrore, me njė shumė tė pėrgjithshme huaje prej 6,048,486 lekė, nga tė cilat 5,742,523 lekė principal.

Kanė kaluar plotė 13 vite qysh nga krijimi i Agjencisė sė Trajtimit tė Kredive (ATK) dhe pėrgjatė kėsaj periudhe ky subjekt i ri ka krijuar njė eksperiencė tė admirueshme nė procesin e vėshtirė tė mbledhjes sė detyrimeve debitore ndaj shtetit. Veprimtaria e deritanishme e Agjencisė sė Trajtimit tė Kredive (ATK) ka krijuar njė disiplinė e kulturė tė re tė pagimit, duke dhėnė nė tė njėjtėn kohė njė sinjal paralajmėrues pėr sistemin bankar, nė mėnyrė qė bankat tė jenė tė qarta dhe tė sigurta nė vendimet e tyre huadhėnėse. Kjo gjė ėshtė arritur jo vetėm duke pėrsosur drejtimin dhe organizimin e punėve por edhe kuadrin e veēantė ligjor, mbi bazėn e tė cilit Agjencia e Trajtimit tė Kredive ka operuar pėrgjatė kėtyre viteve. Mjafton tė kujtojmė se deri tani ligji organik i Agjencisė sė Trajtimit tė Kredive (ATK) ka ndryshuar 7 herė.

Ligji 8894, datė 14/05/2002 "Pėr Agjencinė e Trajtimit tė Kredive" vazhdon tė pėrbėjė edhe nė kėto momente bazėn ligjore pėr veprimtarinė e  ATK-sė, me ndryshimet qė ka pėsuar me Ligjin Nr. 9476, datė 09/02/2006 dhe me Ligjin Nr. 9731, datė 10/05/2007. Mjafton tė theksojmė se ndryshimet e pėrcaktuara nė Ligji Nr. 9731, datė 10/05/2007 janė esenciale, si pėrsa i pėrket zgjerimit tė objektit tė veprimtarisė sė ATK-sė, ku i njihet e drejta e transferimit tė aseteve tė tjera me ligje tė veēanta, pėrveē kredive tė ish bankave shtetrore tė nivelit tė dytė dhe INSIG sha; ashtu dhe nxjerrjes sė akteve nėnligjore pėr lehtėsi dhe shtėrngime tė reja ndaj debitorėve nė mėnyrė qė ata tė stimulohen dhe detyrohen tė shlyejnė kreditė e marra. Nė zbatim tė Nenit 18 tė kėtij ligji janė nxjerrė  dy vendime qeverie dhe dy udhėzime tė Ministrit tė Financave, ku VKM Nr. 1045, datė 17/07/2008 dhe Udhėzimi Nr. 29, datė 06/10/2008 janė shfuqizuar pėr shkak tė afatit tė shkurtėr kohor nė tė cilin e shtrinin efektin e zbatimit tė tyre (deri nė 30/04/2009). Aktualisht ATK-ja e mbėshtet veprimtarinė e saj praktike pėr organzimin dhe drejtimin konkret tė punėve tek zbatimi i VKM-sė Nr. 68, datė 11/06/2009 dhe Udhėzimi Nr. 35, datė 14/07/2009 i Ministrit tė Financave.

Menaxhimi efektiv i mbledhjes sė huave ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e gjithė procesit ekonomik tė biznesit, i cili kontribuon direkt nė pėrfitimet e sipėrmarrjes private dhe pėrfundimisht nė fuqizimin e sektorit bankar nė Shqipėri. Pėr kėtė Agjecnia e Trajtimit tė Kredive (ATK) ka marrė tė gjitha masat tė realizojė objektivat e saj, pa u tėrhequr pėrballė vėshtirėsive. Forcimi i kėrkesave dhe kushteve nė trajtimin e detyrimeve debitore shihet si pjesė e agjendės reformuese tė Agjencisė sė Trajtimit tė Kredive (ATK), duke rėnduar sa mė shumėn pozitėn e atyre debitorėve qė i shmangen dhe ofrojnė moskuptimin pėr likujdimin e detyrimit tė krijuar. Vendosmėria e stafit drejtues tė Agjencisė sė Trajtimit tė Kredive (ATK) pėr t'i shkuar deri nė fund trajtimit ligjor tė ēdo dosje kredie shihet edhe si njė kontribut nė pėrmirėsimin e tė drejtave tė kreditorėve. Ajo fton gjithė individėt dhe subjektet private tė bėhen pjesmarrės dhe pėrfitues tė procesit tė ekzektuimit ligjor tė detyrimeve debitore, qė shkaktohet nga qėndrimet refuzuese tė debitorėve pėr tė likujduar nė mėnyrė vullnetare detyrimin e krijuar ndaj shtetit.

Duke ju falėnderuar pėr mirėkuptimin dhe interesin qė tregoni

                                        Feti ZENELI
                               DREJTOR I PĖRGJITHSHĖM